Ne këtë mënyre do të mësojmë si te fitojmë duke luajtur shuma parash të vogla dhe të fitojmë shuma shumë herë më të mëdha.
Eksperienca ime :
Para shumë kohësh (ekzaktesisht 2 vite me parë) më tërhoqen vëmendjen ndeshjet miqësore sidomos ato miqësore klube . Vura re se tek shumica a atyre ndeshjeve që kam vëzhguar në televizion ishin ndeshje të qeta dhe luanin me shumë rezerva ndaj njëri-tjetrit. Shumica prej tyre ishin ndeshje trofesh, bamirësie, humanitare. E bukura e kësaj ishte pasi asnjë nga këto që vëzhgova me kujdes nuk morën asnjë karton (cards,bookie), gjë e cila më inkurajojë për ndeshjen miqësore të rradhës. Hapi tjetër që ndoqa, mora gazetat e basteve sportive këtu ne Tiranë dhe pashë kuotat përkatëse të secilës ndeshje. Vura re që kompanitë e basteve si këtu kishin goxha kuotim (koeficent) për këtë eveniment.
Pra “S’ka karton - 12.00” Goxha kuotë apo jo ?
Kam luajtur në mënyra të ndryshme dhe me shuma të ndryshme dhe të them të drejtën vazhdoj i luaj akoma edhe këto dite vere që ndeshje me miqësore klube ka me bollëk. Kam fituar goxha, por që të tregohem i sinqert plotësisht me ju edhe kam humbur. Totali tregon një avantazh shumë të madh dhe shikoj që ‘xhepi’ im sa vjen e rritet kur luhen miqësoret. Të jeni të sigurtë që ndeshje me miqësore klubesh nuk do i gjeni gjithmonë, ato janë të rralla pasi ndeshje të tilla për të cilat organizohen trofe, ndeshje bamirësie nuk na ndodh shpesh t’i shikojmë. Kjo është ajo periudhë e cila klubet e futbollit nisin fazën përgatitore përpara se të fillojë sezoni futbollistik me ndeshje zyrtare, apo në rastin e ndeshjeve miqësore kombëtare, prag botërori apo kampionati europian.
Kuotimi :
Fillimisht do të kërkojmë kuotën që na pëlqen ne. Dihet që kuota më e madhe është ajo që na pëlqen.
Kuotat kanë ndryshime të mëdha midis kompanive të ndryshme botërore dhe ato Shqipëtare. Zakonisht kompanitë e huaja ato botërore kanë kuotim më të ulët të këtij opcioni kurse ato Shqipëtare variojnë nga 3.00 e deri tek 12.00. Shumë rrallë ndodh që të gjejmë një kuotë 15.00 . Më përpara ishin Llotomania dhe Xhoilloto që bashk me Eurolloton i mbanin nga 15.00 por sot kanë ndryshuar gjërat, lekun nuk e fal kollaj njeri.
Kuota të mira do ti cilësonim;
200 mijë lek x 5.00 = 1000 mijë lek
200 mijë lek x 8.00 = 1600 mijë lek
200 mijë lek x 12.0 = 2400 mijë lek
Morëm shembullin më me pak lek të investuara nv një bast, provojmë të rrisim pak më shumë shumën e lekëve dhe do të kuptojmë që ja vlen.
Fakte :
Më poshtë na paraqitet një tabelë te kompanisë BWIN, që besoj se shumica nga ne e njofihin mjaft mirë. BWIN i tregon statistikat e një ndeshje live (kohë reale) siç na paraqitet tabela më poshtë. Ndeshja që na paraqitet më poshtë është ajo midis kombëtares së Japonisë dhe Anglisë. Një ndeshje me miqësore kombëtaresh e cila përfundoj me rezultatin 2-1 në favor të Anglisë. Siç shikojmë tek pjesa që kam rrethuar, kuptojmë që nuk ka patur asnjë karton gjatë gjithë 90 minutave që janë luajtur.
Të dhëna mbi tabelën ;
- Friendly Match - Tregon që ndeshja është ndeshje miqësore, ndryshe miqësore kombëtaresh në rastin tonë
- Finished - Përfundimi ndeshjes
- Cards -Kartona.
- Penallties - Po të shikoni rezultati i penalltive është 1-0 për Anglinë, na tregon që Anglia ka fituar një 11 metërsh por arbitri nuk ka akorduar kartonin e verdhë apo atë të kuq siç bëhet në një ndeshje të zakonshme zyrtare.
Fakt : Informohuni më shumë për ato ndeshje ku arbitrojnë arbitra Anglez dhe Zviceran pasi janë ata që janë më dorështrënguarit kur vjen puna tek kartoni.
Më poshtë na paraqitet ndeshja për miqësore kombëtare Estoni - Finlande, ndeshje e qetë dhe një miqësore e përkryer. Sigurisht dhe kjo, pa kartona.
Kujtojmë ndeshjen për miqësore kombëtare Austri - Kroaci. Edhe pse të jep përshtypjen e një ndeshjeje të fortë, kjo rezultoj si një ndeshje pa kartona. Shpesh herë ndodh që dhe ndeshjet që duken si më të “djegura” janë ato që na sjellin fitime. Estonia një ekip me disiplinë të hekurt dhe një Kroaci ku 85% e lojëtarëve me një disiplinë prej europianësh te standartizuar dhe jo prej sllavësh.
Greqi -Korea . Një goleadë golash, por një ndeshja pa shumë ndërhyrje të forta. Shikoni 
goditjet nga këndi, vertet për tu admiruar 1-1 në total. Mund ta përkufizonim dhe si ndeshje e “lodhur”.Nuk na ngelet më gjë tjetër, veçse të presim ndeshjen e rradhës me miqësore. Ky postim është shkëputur nga libri "Basti Im".






1 Komente:
wow ,kete e verejta edhe te disa loje miqesore qe ishin sot ,nga 9 loje ,vetem tek njera kishte karton.
Faleminderit per postimin :)
Post a Comment